VIDEO/ Aksident në Hot të Ri, një automjet përfundon në kanal…

Një aksident ka ndodhur në fshatin Hot i Ri të Shkodrës.
Automjeti tip Ford që shihni në foto ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës pasi është përplasur me një automjet (rolot) ku udhëtonin një çift turistësh.

Si pasojë e plagosur ka mbetur një grua e cila ishte pasagjere në automjetin i cili përfundoi në kanal.
Fatmirësisht e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën./RealitetiPost/