VIDEO/ Alo policia, ky djali ka armë! Si u kap shkodrani me “hekur” në Tiranë, detaji te pistoleta…

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës me armë në brez teksa lëvizte në zonën e “Komunës së Parisit”. Bëhet fjalër për shtetasin me inicialet S.T. Blutë bëjnë me dije se ata janë njoftuar nga një qytetar në mënyrë anonime nga një qytetar, sipas të cilit i riu lëvizte me armë në qytet.

Pasi kanë shkuar në vendin e njoftuar nga qytetari, policët kanë pikasur të riun që u fut me shpejtësi në një taksi me qëllim largimin ngë aty, por efektivët e kanë ndaluar duke i kapur edhe armën që mbante me vete.

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Beretta” e zbukuruar në lule në pjesën e dorezës. Tashmë i riu duhet të japë llogari për akuzën “armbëjtje pa leje”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Lëvizte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në Komunën e Parisit, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. T., 20 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin S. T., i cili sapo ka vënë re shërbimet e Policisë, ka tentuar të futet në një taksi. Pasi është ndaluar, gjatë kontrollit të një çante lëkure që 20-vjeçari kishte me vete, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.