VIDEO/ Ardian Dajti tregon situaten e Covid 19 në qytetin e Shkodrës…

Ne nje lidhje te drejteperdrejte ne Tv1 channel drejtori i spitalit rajonal Shkoder Ardian Dajti, solli nje panorame te situates qe Shkodra po kalon nga covid 19.

Dajti: Sic tashme te gjithe e dime Shkodra ze vendin e dyte nga numri te prekurve me Covid-19,nuk eshte aspak ndjesi e mire dhe me vjen keq qe Shkodra te permendet nga kjo.

Aktualisht po behet nje pune e madhe per gjurmimin dhe diagnostikimin e tyre aty ku jane te semuret dhe karantinimin e te prekurve.

Ne reanimacion ketu aktualisht nuk kemi te semure por edhe ata paciente qe kane gjendje me te renduar po kurohen ne spitalet e Covid ne Tirane. Infektimi i kater infermiereve te spitalit duhet te jete nje shembull sesi nuk duhet humbur vigjilenca ne asnje kohe dhe ne asnje moment. Duke qene se punonjesit jane ne kontakt te vazhdueshem me pacientet, sapo infermieri shfaqi ankesa, menjehere ju bë tamponi dhe rezultoj pozitiv me pas u zgjeruar dhe rrethi I ngushte i hetimit, nga ku dolen edhe raste te tjera pozitive.

Fatmirsisht gjendja e tyre eshte e mire. Deri diten e djeshme jane testuar 82 vet te personelit mjekesore ku rreth 10 veta jane mjek qe kane rezultuar negative, 60 infermier si dhe sanitare, shofer etj.Persa i perket masave mbrojtese te personelit mjekseore nuk mund te themi se kemi me bollek por megjithate ishim me fat pasi numri nuk ka qene shume i madh dhe te semuret nuk kane qene ne gjendje te rende. Gjithashtu numri i te infektuarve kryesisht u diagnostikua kohet e fundit duke na dhene mundesi te organizohemi.

Duke iu referuar situates aktuale ku jemi, kapacitetet jane te mjaftueshme sepse me raste e reja te te infektuarve, personat me probleme te renda shendetesore sipas stategjise se percaktuar nga qeveria do te trejtohen tek spitalet e Covid por shpresojme te mos shkojme ne keto raste.Rastet pozitive po ndiqen nga instituti i shendetit publikt por pjese e ketij gjurmimi jane edhe mjeket e repartit infektiv, dhe cdo dite po ndiqen per ecurine e virusit.

Si qytetar, si mjek dhe dhe si drejtues, i bej thirrje qytetareve te Shkodres te zbatojne rregullat qe ka marre qeveria, te karantinimit, mbajtjes se distances orare, shmangies se grumbullimit sepse eshte nje mase shume e rendesishme per shkeputjen e hallkes se infektimit. Mendoni per te gjithe keta mjek qe punojne dite e nate pa pushim.
Une jam optimisit dhe gjithe kete situate nuk e shikoj komplet te zeze, e shoh te menaxhueshem dhe te perballueshme.