VIDEO/ Bardh Spahia: 12 vite në NATO, ëndrra Europiane e Shqipërisë vazhdon…

12 VITE NË NATO, ËNDRRA EUROPIANE E SHQIPËRISË VAZHDON

1 Prilli i këtij viti shënon 12 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën e Atlantikut të Veriut, një ngjarje historike për aspiratat e Shqipërisë për t’u integruar në strukturat euro atlantike, e cila u bë realitet falë angazhimit të Partisë Demokratike.

Kjo aleancë, kjo datë, tregon qartë qëndrimin e Partisë Demokratike për aleatët strategjikë, SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian, angazhimin që shqiptarët kanë marrë në vite për tu bërë pjesë e Europës.

Ëndrra europiane, sot është në udhëkryq, me një qeveri që nuk përmbush strandartet dhe kushtet e ndërkombëtarëve, duke vënë në pikëpyetje integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sot shqiptarët kanë përballë dy zgjedhje, atë të afrimit me Europën apo braktisjen e familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

Partia Demokratike është e vetmja forcë që e afron Shqipërinë me BE-në, ashtu siç anëtarësoi Shqipërinë në NATO, solli liberalizimin e vizave dhe bashkoi shqiptarët me rrugën e kombit, do të bëjë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve, Shqipëria në Bashkimin Evropian.