VIDEO/ Benet Beci, ka deklaruar në Tonight se forca që ai përfaqëson do të nxjerrë katër ose pesë deputetë në Shkodër. Ndërkohë që ka shprehur edhe ambiciet e tij pas marrjes së mandatit…

Kandidati I Partisë Socialiste Benet Beci, ka deklaruar në Tonight se forca që ai përfaqëson do të nxjerrë katër ose pesë deputetë në Shkodër. Ndërkohë që ka shprehur edhe ambiciet e tij pas marrjes së mandatit.

I pyetur nga gazetari Erzen koperaj, kandidati socialist Beci, ka qenë I prerë në përgjigje për numrin e deputetëve të kësaj force në Shkodër.

“Katër, pesë. Kjo është në terma numrash” – ka thënë Beci. Ndërsa më pas është ndalur tek puna e madhe që prêt atë dhe stafin për të bërë sa më shumë për Shkodrën.

“Në terma personale mendoj se është vetëm fillimi. Ne duhet të ulemi të bisedojmë, të diskutojmë me njërëzit. Une kam nevojë shumë që të gjithë njohuritë e mia dhe të një ekipi… Unë kam një ekip të jashtëzakonshëm do të thoja, që kam punuar prej shumë vitesh dhe që konsultohem pasi unë nuk vij vetëm. Investimi im më I madh në jetën time profesionale janë ekipet, njohja e njerëzve, si merren fondet, si realizohen. Të arrijmë të kuptojmë këtë pjesë të detyrës në katër vite, ku do të nisim dhe si do të përfundojmë. Kështu që në këtë diskutim të këtij muaji do të jetë prezantimi I asaj që kemi bërë, I asaj që dijmë të bëjmë. Ndoshta do të axhustojmë pak nëpërmjet diskutimeve, fokusin e prioriteteve që do të vijnë për katër vitet e ardhshme, duke siguruar njerëzit që ne jemi këta që kemi bërë keto, ju bindim apo jo që do bëjmë edhe të tjera”. – ka përfunduar ai.