VIDEO/ Calhanoglu shënon gol direkte nga goditja e këndit, portierit të Romës i kalon topi në mes të këmbëve

Futbollisti turk Hakan Calhanoglu ka shënuar një gol të mrekullueshëm për Interin në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A italiane kundër Romës, pasi  tundi rrjetën e verdhekuqëve me një gol direkt nga goditja e këndit.

Gjithçka ndodhi në minutën e 15-të të ndeshjes, teksa Calhanoglu e goditi shkëlqyeshëm topin nga këndi dhe meqë nuk preku askënd në rrugën drejt portës, ajo mashtroi portierin e verdhekuqve, Rui Patrici, të cilit i kaloi sfera nëpër këmbë dhe përfundoi në rrjetë .