VIDEO/ Hapën dyert e Shtabit Elektoral, Spahia: ambjentet do të jenë në dispozicion të çdo shkodrani…

“Sot të gjithë së bashku, nisim një rrugëtim të përbashkët, rrugën drejt ndryshimit të madh, rrugën drejt fitores së #25Prillit

Hapëm dyert e Shtabit Elektoral, ambjenteve që do të jenë në dispozicion të çdo shkodrani, për të ecur së bashku drejt fitores së padiskutueshme të Partisë Demokratike.

PD dhe programi i saj janë e vetmja mundësi që për shkodranët të rikthehet shpresa, për familjet, për rininë, për ekonominë, për rikthimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Kjo është sfida jonë e përbashkët, për punësim, ekonomi, integrim”, shkruan Spahia.

https://youtu.be/MqRdRRVvbwE