VIDEO/ Ivziku: Shkolla “adem haxhija” gati për vitin e ri shkollor…

Shkollat në territorin e Bashkisë Shkodër janë gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor 2022-2023. Në të gjitha institucionet arsimore po kryhen punimet e fundit dhe dezinfektimet përkatëse sipas protokolleve anti-covid. Një prej shkollave që të hënën e 12 shtatorit i pret nxënës e mësues me një imazh krejt tjetër nga ai i mëparshmi, është shkolla e mesme e bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë.

Ndërhyrjet e mëdha janë kryer në kohë, bazuar në kërkesat që kanë patur vetë drejtuesit e shkollave, ndërsa përgjatë vitit nuk do të mungojnë mirëmbajtjet rutinë dhe punimet që nuk cënojnë proçesin mësimor. Bashkia Shkodër është e vendosur që të vijojë punën pa u ndalur për të rritur standartet në të gjitha institucionet arsimore ku formohen brezat e rinj.