VIDEO/ Kryebashkiaku Spahia i pranishem në përmbyllje të edicionit të parë “LAS Festival”…

Velipoja ishte mikpritëse e një prej ngjarjeve të bukura artistike të këtij sezoni, “LAS Festival”. Imazhet e skulpturave në rërë të realizuara nga artistët shqiptar, ato nga Kosova dhe disa shtete europiane, i dhanë një tjetër imazh Shqipërisë turistike. Në përmbyllje të edicionit të parë, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia pa nga afër punimet e realizuara prej artistëve, me të cilët pati kënaqësinë të bisedonte rreth suksesit të këtij edicioni të parë. Ai sëbashku me ideatoren e festivalit Beskida Kraja u ndalen edhe tek synimi për ta kthyer në traditë këtë festival, që Velipoja të hyjë në hartën e turizmit ndërkombëtar. Bashkia Shkodër siç ka qënë mbështetëse e edicionit të parë, do të vijojë të jetë promotore e nismave të tilla gatantoi kryebashkiaku Spahia.

Imazhe të veçanta erdhen në këtë edicion të parë, nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, tek gruaja zadrimore, apo mozaiku në grykëderdhjen e Bunës i cili u shpall edhe fitues i festivalit. Velipoja e vulosi emrin e saj krah plazheve të njohura në botë që kanë pritur një festival të tillë që synon kthimin në traditë, e duke i rritur përmasat nga viti në vit.