VIDEO/ Kryebashkiaku Spahia pret në zyre ekipin e Vllaznisë në Taekwondo…

Kanë arritur suksese të njëpasnjëshme dhe i fundit ku u shpallën kampion ishte kampionati ndërkombëtar i mbajtur në Tiranë. Për këto arritje, ekipi i Taekëondo Vllaznia u prit në një takim nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

38 fëmijë të grupmoshave të ndryshme së bashku me kryetrajnerin Elion Puka morën përgëzime nga kryebashkiaku Spahia, i cili e vlerësoi punën që ato bëjnë dhe krenarinë që po i japin qytetit me kupat dhe medaljet e fituara. Nga qershori për këtë ekip do të ketë edhe një mbështetje shtesë tha Spahia, pasi deri më tani nga vendimi i këshillit bashkiak të dy viteve më parë, ka qënë ligjërisht e pamundur të veprohej.

Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër
Kryetrajneri Puka falenderoi z.Spahia dhe bashkinë Shkodër për mbështetjen e dhënë në këtë vit, pasi kjo bëri që pas 1 dekada të shënohen rezultate të larta, e të sillen trofe.
Dy prej të rinjve që merren me këtë sport folën mbi sfidat dhe arritjet që kanë shënuar.

Në fund të takimit kryebashkiakut Spahia ju dhurua Kupa e Shqipërisë, ku ekipi zurin vendin e parë në kadet si shenjë falenderimi për vemendjen që ka treguar ndaj këtij sporti.