VIDEO/ Mbeturinat tek ish shkolla Veterinare, reagon Bashkia Shkoder: do të marrim masa administrative…

Pas publikmit nje dite me pare ne portalin tone te situates kaotike nga mbeturinat para sheshit te ish Shkolles Veterinare, diten e sotme ka reaguar bashkia Shkoder, duke bere me dije se firma e pastrimit ka kryer pastrimin e kesaj zone.

Gjithashtu ne njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare te bashkise i behet apel banoreve te zones qe te jene te pergjegjshem, ne te kunder do te aplikohen masa administrative.

Njoftimi i Bashkise:

Gjatë mbrëmjes së kaluar, firma e pastrimit e kontraktuar nga Bashkia Shkodër ka kryer pastrimin e mbetjeve urbane dhe atyre inerte në sheshin përpara ish shkollës Veterinare në lagjen “Kiras”.

Janë tonelata mbetjesh të larguara, kryesisht inerte që depozitohen në mënyrë të papërgjegjshme nga individ të caktuar, edhe pse në atë zonë shërbimi i pastrimit kryhet çdo ditë sipas grafikut të miratuar.

Ju bëjmë thirrje banorëve dhe bizneseve që të tregohen të përgjegjshëm me mjedisin, të mos depozitojnë inerte, mbetjet ti hedhin në kazanë dhe jo në tokë. Duke qënë se situata po bëhet e përsëritur, do të jemi të detyruar të marrim masa administrative, pasi një gjendje e tillë është e patolerueshme.

Nevojitet kontributi i të gjithëve për një mjedis të pastër!

Bashkia Shkoder.