VIDEO/ Nis faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës. Rektorja Golemi: Nuk mbyllet asnjë degë…

Ka nisur këtë të premte faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës. Rektorja Suzana Golemi bëri me dije se janë mbi 7 mijë aplikime në Universitetin e Shkodrës, ndërkohë ka interesim për të gjitha degët, ku kryesojnë degët infermieri, juridik dhe ekonomik…

Ajo tregoi edhe risitë e këtij viti të ri akademik në Universitetin e Shkodrës, ndërkohë garantoi se asnjë degë nuk rrezikon mbylljen.

Në total janë 7 faza regjistrimi, teksa do të zgjasin deri me 15 shtator.