VIDEO/ Presidenti Meta flet nga Shkodra për zgjedhjet e pjeshme lokale…

Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet e 6 marsit do të jenë një moment i rëndësishëm për të rehabilituar institucionin e votës së lirë.

Meta tha se do të dëshironte që në të gjitha bashkitë e vendit të zhvilloheshin zgjedhje, por këtë nuk e lejoi Gjykata Kushtetuese. Meta nuk pranoi që tu përgjigjet akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi se konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë.

Në lidhje me shtyrjen e seancës së Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij, presidenti Meta u shpreh se vendimi nga Kuvendi për shkarkimin e tij është një farsë dhe jashtë të gjitha afateve kushtetuese.