VIDEO/ Takim në Golem, Bardh Spahia: Shpresa e vetme për këta banorë, ashtu si për të gjithë shqiptarët është programi i Partisë Demokratike…

Zona të braktisura nga shteti që kërkojnë vëmendjen e duhur, të persekutuara nga qeveria gjatë 8 viteve. Ky është realiteti i trishtë i banorëve të Golemit në Njësinë Administrative Rrethina në Shkodër.

Shpresa e vetme për këta banorë, ashtu si për të gjithë shqiptarët është programi i Partisë Demokratike, që vendos qytetarët në plan të parë dhe vëmendjen e duhur ndaj tyre.

Është misioni ynë t’u shpjegojmë shqiptarëve se ndryshimi është në dorën e tyre dhe 25 Prilli është dita ku të gjithë bashkë duhet të votojmë masivisht kundër korrupsionit dhe krimit.