VIDEO/ Vidhet kablli, hyrja e Shkodres në errësirë/ Bashkia Shkodër bën denoncimin…

Vjedhjet dhe dëmtimet e investimeve publike mbeten një shqetësim i vazhdueshëm për Bashkinë Shkodër. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 270 metra linear kabllo, duke dëmtuar sistemin e ndriçimit publik në hyrje të qytetit. Rast ky fatkeqësisht i përsëritur!

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, prandaj i bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë dhe vënë para përgjegjësisë autorin/et e këtij akti.

Bashkia Shkodër fton gjithashtu qytetarët të mbrojnë pronën publike, të denoncojnë çdo rast abuzimi, pasi të gjitha ndërhyrjet realizohen nga taksat e tyre.