VIDEO/ Xhemal Bushati në “Anen e Malit”: pas 6 Marsit nuk do të mungojnë edhe projektet e përbashkëta…

Duke u fokusuar tek problematikat që ka komuniteti dhe rolin e bashkisë në raport me investimet dhe shërbimet, kandidati i partisë demokratike për bashkinë Shkoder Xhemal Bushati ka zgjedhur që zëri i qytetarëve të jetë ai që do të udheheq punën e tij neser në krye të bashkisë.

Gjatë takimit me banorët e Anës së Malit, ai premtoi se investimet prioritare do të jenë në shmangien e përmbytjeve, ndërtimin e tregjeve të reja, zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësim të infrastrukturës.

Jo vetëm braktisja e qeverisë në këto 9 vite, por edhe puna e dobët e administratës aktuale të bashkisë, sipas banorëve të kësaj njësie, ka ndikuar që gjendja e tyre të përkeqësohet në raport me shërbimet.

Në mbyllje të fjalës së tij me banorët e Anës së Malit, Bushati garantoi se pas 6 Marsit nuk do të mungojnë edhe projektet e përbashkëta zhvillimore me komunat kufitare me Malin e Zi.