Vijon pa probleme votimi në Shkodër, interes i lartë nga anëtarët e PD-së…

Që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit për kandidatët e Sali Berishës në bashkinë Shkodër dhe njësitë administrative për 6 marsin.

Janë 6 kandidatë që marrin pjesë në këtë garë, Alfred Kosobashi Arben Maliqi, Astrit Bushati, Bardh Spahia, Irena Shestani Shala dhe Irma Kopliku Alushi.

Nga momenti i hapjes së qendrave të votimit ka pasur një numër të lartë të anëtarëve që po votojnë.

Brenda 45 minutave janë paraqitur për të votuar rreth 50 persona, ndërkohë që shumë të tjerë presin në radhë.