Vioresin Sinani zv/trajner i Vllaznisë…

KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin. Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023.
Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!