Vllaznia-Laçi, nesër në ora 16:45 në “Loro Boriçi”/ Trajneri Plori, në konferencë shtypi. Kapiteni Gurishta, përsëri në dyshim…

Në prag të ndeshjes, Vllaznia-Laçi, takim që do të luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së 28-të të Abissnet Superiore, trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori u paraqit paraditen e së premtes në konferencën për shtyp mbajtur në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

Rerzultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit, por edhe fakti se dy ndeshjet në vijim, me Laçin për Kampionat dhe Partizanin për Kupë, kanë ndikimin e vet të drfejtpërdrejt në fatet e sezonit, mbajnë skuadrën nën presion të marrjes së rezultateve pozitive.Skuadra kurbinase vjen të shtunën në “Loro Boriçi” me ndryshime në pankinë, ku vendin e trajnerit të larguar Mirel Josa, tre ditë më parë e ka zënë Shpëtim Duro, i cili kërkon suksesin në këtë rikthim si trajner i Laçit.

Në pritje të sfidës me Laçin, Vllaznia ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore mesditën e së premtes duke konfirmuar gatishmërinë e të gjithë futbollistëve, me përjashtim të kapitenit Gurishta, i cili sipas trajnerit Plori, përsëri nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë, por do ta ketë në stol të gatshëm nëse do t’i nevojitet gjatë ndeshjes.