Vllaznia mposhtë Flamurtarin për Kupë, shkojnë në gjysëmfinale…

Vllaznia arrin të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pas një fitoreje të vuajtur ndaj Flamurtarin me shifrat 1-0.

Vlonjatët ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes, pasi duhet të përmbysnin humbjen e ndedshjes së parë me rezultatin 1-2 në fushën e tyre. Kapiteni i kuqezinjve, Andi Ribaj ishte protagonist në pjesën e parë ku humbi dy raste shumë të mira për të shënuar. Në rastin e parë madje kapi shtyllën.

Në pjesën e dytë Vllaznia arriti të rriste ritmin dhe në minutën e 70 zhbllokoi rezultatin me anë të Mustedanagiç. Ky ishte goli i gjashtë për boshnjakun në Kupën e Shqipërisë.

Me këtë fitore skuadra e Tomas Brdariç kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.