Vllaznia Taekwondo shpallet kampion me ekipin e fëmijëve në kampionatin kombtarë që u zhvillua në Lezhë…

Vllaznia shpallet kampion me ekipin e fëmijëve në kampionatin kombtarë që u zhvillua në Lezhë.

Për ekipin tonë garuan plot 55 sportistë të moshës 6-11 vjeç.

Ishte një konkurencë mjaft e madhe.

Fëmijët janë shpirti i çdo gare, ato u ndeshen me plot zemër për të arritur tek më të mirët.

Emocionet janë të pashmangshme e sidomos tek fëmijët, por arritja më e madhe është ti menaxhojnë gjatë lojës ku shum prej tyre ja dolen, por kishte dhe nga ato që ishin në eksperiencat e para dhe meritojnë përgëzimet më të larta.

Eshtë një grup për tu admiru, në gjirin e tyre ka sportist që dallojnë që nga starti dhe premtojnë për suksese shum më të mëdha në vazhdimësi.

Ndihemi krenar me të gjithë duke vazhdu nga sportistet, prindërit për mbështetjen, e të gjithë pjestaret e stafit.