Vllaznia-Tirana, shtyhet për të dielën ora 13:00/Ish kapiteni Lika: Vllaznia, minimalisht nuk duhet të humbë…

Kuqeblutë e Vllaznisë po përgatiten për javën e 12-të të Superiores, ndeshjen e fundjavës me Tiranën, klasiken e futbollit shqiptar, sfidë kjo që ka vënë përballë Tiranën kryesuese me Vllazninë e vendit të tretë.

Për ish kapitenin e Vllaznisë, Gilman Lika, i cili ka luajtur edhe me Tiranën, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Vllaznia vjen pas një fitore tre pikëshe dhe me lojë bindëse në transfertë me Kukësin, duke qënë më e avantazhuar të paktën në aspektin psikologjik.Sipas Likës, kjo është një ndeshje 50 me me 50, por si shkodran, natyrisht që dëshiron të fitojë Vllaznia.Në vijim, Lika, flet edhe Rejan Alivodën, futbollsit që po rritet dita ditës tek Vllaznia.

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e cila ishte planifikuar të luhej të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi” është shtyrë për një ditë më pas, të dielen. Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, kjo shtyerje është bërë me kërkesë të Policisë së Shtetit, pasi në të njëtën ditë është edhe protesta e Opozitës, duke krijuar vështirësi në garantimin e rendit dhe qetësisë.