Voltana Ademi zbulon të vërtetën: Në Shkodër testimet janë kryer që në 26 Shkurt

E ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi tha se ISHP i ka kthyer përgjigje që testimet në Shkodër kanë filluar qysh në 26 shkurt.

Ademi: Në një pyetje që i kam bërë ISHP për testimet, dhe me përgjigjen që me 26 shkurt dhe deri në 3-4 prill janë bërë 168 teste. Ajo që kapa ishte data 26 shkurt dhe nuk e dimë që ka filluar qysh në këtë datë. Ideja është e tillë që të dhënat nuk bëhen publike për shkallën e testimeve dhe për telefonatat.