Vrasja e Agim Bucit, “rrëfehet” ekzekutori…

Vladimir Kurti i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, Merita Buci, ka treguar fakte të reja për ngjarjen. Kurti gjatë përballjes me togat e zeza në Apel, ka deklaruar se është paguar për të kryer krimin dhe se nuk ka folur nga frika e porositësit, pasi ai ka qenë i lirë. Kurti rrëfen se do të merrte një shumë prej 30 mijë eurosh.

Nga fakti që urdhëruesi i krimit është arrestuar për një ngjarje tjetër të ndodhur në Fier dhe nuk i rrezikon familjen, ai vendosi që të flasë. I pandehuri i ka thënë gjykatës se atij i janë dhënë fillimisht 1000 euro dhe armën me të cilën kreu krimin. Pas ngjarjes ai ia ka kthyer armën porositësit dhe për këtë arsye ajo nuk është gjetur. Por ende mbetet i paqartë motivi i krimit.  

Do të jenë hetimet e prokurorisë ato që do të vërtetojnë thënjet e të dyshuarit kryesorë për ngjarjen e rëndë. Dëshmia e Kurtit është mbështetur edhe nga i bashkëpandehurit tjetër Rruzhdi Hoda. Ky i fundit është dënuar nga shkalla e parë me 26 vite heqje lirie. Apeli përpara se të shpallë vendimin për dy të dyshuarit i ka kërkuar hetuesive që të mbledhin prova të reja për shkak të deklarimeve të pandehurit. 

Krimi ndodhi në 25 Prill të 2018-ës, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe djali 6-vjeçar i çiftit. Kurti së bashku me Hodën u futën në biznes të maskura për të grabitur xhiron ditore. Por ata hasën rezistencën e pronarëve dhë gjatë përleshjes, hapën zjarr duke vrarë kryfamiljarin, e palgosur bashkëshorten. Gjatë procesit në shkall të parë ata kanë pranuar fajin dhe u kanë kërkuar falje familjarëve të viktimës për ngjarjen e rëndë. 

Klan News