Vrasja e katërfishtë në Velipojë, kreu i KMSH: “Asnjë motiv nuk justifikon marrjen e jetës”…

Kryetari i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu:
Nuk ka asnjë motiv që të mund të justifikojë marrjen e jetës së tjetrit.
Profeti (a.s.) ka thënë: “Ndër mëkatet më të mëdha janë: T’i përshkruash Zotit shok, të vrasësh një njeri, mosrespektimi i prindërve.”
Ne kemi nevojë për më shumë maturi dhe dashuri për njeriun, nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut, atë ka të drejtë të ta marrë vetëm Ai që e jep, Zoti.