Vrasja e Prek Tonaj në Shkodër, gjykata vendos arrest në burg 35 ditë për të dyshuarin…

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg 35 ditë për 30-vjeçarin Eduart Kësolla, i cili akuzohet për vrasjen e Prek Tonaj në Shkodër.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive gjakmarrje. Në seancën gjyqësore, Kësolla nuk ka folur, ndërsa avokati mbrojtës i tij kërkoi që prokuroria të dorëzojë prova evidente që implikojnë 30-vjeçarin.

Avokati ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke pretenduar se deri më tani nuk ka asnjë provë që implikon Eduart Kësollën.

Eduart Kësolla, banues në Grudë e Re, u arrestua ditën e hënë dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarjeje.