Yuri Kim i jep “zemër” PD-së: Në moment të vështirë, shpresojmë të dalë e bashkuar e të fitojë zgjedhjet

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim duket sikur i ka dhënë “zemër” Partisë Demokratike lidhur me situatën në selinë blu pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.

Ajo para gazetarëve tha se ky është një moment i vështirë për PD-në, por shpreson që PD të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. 

Yuri Kim: Demokracia përcaktohet nga të pasurit të një partie të fortë opozitare. E dimë se ky është një moment i vështirë për PD, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. Nga perspektiva e SHBA-ve ne jemi seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.