Yuri Kim nga SHBA direkt në PD: Me Bashën ndava atë që mësova në Uashington…

Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dalë në një prononcim për mediat duke thënë se demokracisë së Shqipërisë i duhet opozita.

Yuri Kim: Sapo jam kthyer nga SHBA-të kur kisha një mundësi që të flisja me liderat të ndryshëm të agjencive, duke përfshirë DASH dhe të Shtëpisë së Bardhë. Kështu u dhashë një panoramë të shkurtër për situatën në Shqipëri. Prandaj mendova se ishte me rëndësi për të ndarë me të atë që mësova në ShBA. I thashë Bashës se SHBA-të janë të angazhuara për të punuar me PD-në. Të gjithë e dinë se SHBA-të kanë pasur një marrëdhënie shumë të fortë në PD.

Demokracia përcaktohet nga të pasurit të një partie të fortë opozitare. E dimë se ky është një moment i vështirë për PD, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. Nga perspektiva e SHBA-ve ne jemi seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.