Zbardhen detaje nga mbledhja maratonë e Kryesisë, deputetja e Shkodrës: Nuk ua fal sulmin mbi PD, kam për t’i quajtur kriminelë nëse me dalin përpara

E ashpër me ish kolegë të saj, që mesditën e 8 janarin iu bashkuan protestës së thirrur, nga ish kryeministri Berisha për godinën e partisë, ka qenë edhe deputetja e Shkodrës, Greta Bardeli.

‘BalkanWeb’ zbardh detaje nga debatet maratonë në mbledhjen e kryesisë, ku mësohet se deputetja Bardeli i ka quajtur kriminelë ish kolegët e saj. Ndër të tjera Bardeli e ka konsideruar 8 dhjetorin një vijë të kuqe që u kalua nga Berisha e të tijët, të cilëve nuk ua fal.

“Kriminelë kam për t’i quajtur nëse më dalin përpara”- ka thënë Bardelli.

Në mbledhjen maratonë Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur përjashtimin e përhershëm të Sali Berishës nga PD. Po ashtu, në mbledhje është vendosur edhe përjashtimi për 7 anëtarët të Komisionit të Rithemelimit:

Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Kletis Kruja.