Zef Hila takim me banorët e fshatit Plezhë: Entuziami i tyre shton garancinë se fitorja e Partisë Demokratike në këtë zonë është e sigurt…

Vau Dejës kërkon ndryshimin e pritur dhe këtë mesazh e mora nga takimi me banorët e Fshatit Plezhë në Njësinë Administrative Bushat. Entuziami i tyre shton garancinë se fitorja e Partisë Demokratike në këtë zonë është e sigurt.

⛔Subvencionet, mbifaturimet e OSHEE, sorollatjet tek Aluizni për regjistrimin e pronave te tyre, janë problemet që shqetësojne këta banorë. Ata e shohin situatën dhe kërkojnë zgjidhje tek Partia Demokratike e programi i saj. Sëbashku do ja dalim, e për këtë u shpreha garancinë banorëve se menjëherë pas datës 25 Prill:

▶️Do vihet në funksion Qendra Shëndetësore në këtë fshat;
▶️Problemet me mbifaturimet e OSHEE do marrin fund njëherë e mirë për çdo abonent;
▶️Do subvencionohet 100% çdo fermer dhe blegtor;
▶️Do ulim çmimin e energjisë elektrike;
▶️Problemet për çertifikimin e pronave do marrin zgjidhje;
▶️Arsimi dhe punësimi i të rinjve do jenë prioritet i Partisë Demokratike, që familjet të gëzojnë fëmijët e tyre e ti kenë pranë, e jo në emigracion.