Afati i fundit i aplikimit për menaxhimin e stacioneve të plazhit të Velipojës/ Bizneset: Koha e përshtatshme për të bërë këtë aplikim

Datat 27 shkurt ka qënë e fundit sa i takon aplikimeve në portalin qeveritar e-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit në Velipojë nga bizneset.

Drejtuestit e bizneseve në plazhin e Velipojës thonë që tani është koha e përshtashme për të bërë këtë aplikim pasi mos operimi në kohë siç ka ndodhur vitet e kaluara ka patur dhe problematika të shumta.Ndërkohë që bëjnë të ditur që aplikimi është kryer sipas standarteve që janë vendosur.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte pak ditë më parë në Velipojë, ku së bashku me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u takuan me përfaqësues të bizneseve të vijës bregdetare që kanë nisur përgatitjet për sezonin veror.