Bardh Spahia me demokratet e Velipojës: Do të punojmë ta kthejmë në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar…

Me demokratët e Velipojës, që gjithmonë kanë ditur me vendosmëri e kurajo të përballen me çdo sfidë. Çdo diskutim me ta është një motivim më shumë për të mos u ndalur në rrugën e ndryshimit që të gjithë e presim.

Janë të nëpërkëmbur nga qeveria dhe thellësisht të shqetësuar për realitetin që është krijuar, ku mungojnë investimet strategjike, ende janë të pazgjidhura problemet e pronësisë dhe ikja e rinisë ka krijuar boshlleqe në tregun e punës, megjithëse potencialet ekonomiko – turistike janë të jashtëzakonshme.

Si qeverisje vendore, nëpërmjet investimeve në infrastrukturë dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve synojmë ta kthejmë plazhin e Velipojës në një qendër të rëndësishme të turizmit shqiptar në bregdetin e adriatikut.