Bardh Spahia në lagjen Bahçallek, prezanton planin e investimeve dhe shërbimeve, që synojnë t’i japin imazhin e duhur kësaj zone…

Si një prej lagjeve të vjetra të Shkodrës, Bahçalleku është edhe prezantimi i parë që qyteti ka në sytë e çdo vizitori. Gjatë takimeve me banorët prezantova planin tonë të investimeve dhe shërbimeve, që synojnë t’i japin imazhin e duhur kësaj zone.

Problematikat janë komplekse, ku një prej më madhoreve është ajo e përmbytjeve që kërkon projekte serioze dhe investime për ta zgjidhur përfundimisht si çështje. Bashkia Shkodër në 4-vitet në vazhdim do të ketë ndryshimin e kërkuar dhe investimet që i japin zhvillimin e duhur territorit.