Basha ironizon Berishën: ‘Ka tre javë që ka zëvendësuar telenovelat turke’

Kryedemokrati Lulzim Basha ironizoi Sali Berishën duke deklaruar se prej tre muajsh ai ka zëvendësuar telenovelat turke. Basha deklaroi se kjo nuk i shërben demokracisë.

“Berisha ka tre muaj që ka zëvendësuar telenovelat turke. Kujt i shërben kjo telenovelë? I shërben demokracisë? Jo. I bëjnë shantazh njerëzve për të mbushur formularët për tubimin e arenës së Hajnisë. Sjellja e pardjeshma dhe e sotme është kur ti shkel në mënyrë të hapur statutin dhe ligjin për partinë politike vetëm se do ta marrësh partinë peng për interesat e tua. SHBA e tha tre ditë më parë që me ty kjo parti merr fund. Sali Berisha e provoi sot se nuk i intereson demokracia sepse nuk i intereson opozita. Qeveri ka dhe diktatura. Opozitë nuk ka ka diktatura”, tha Basha.

Ai deklaroi se nuk ka ndryshuar bravat pas nuk merret me këtë punë. Basha foli edhe për vendosjen e policisë pranë selisë së Partisë Demokratike të shtunën.

“Po se more përgjigjen do rrish deri në dy të natës derisa kur të marrësh përgjigjen. Nuk merret kryetari i Partisë Demokratike me bravat. Ndoshta te Syri Tv merret Berisha me bravat. Si mund të pranosh të bësh pyetje për bravat. Unë nuk di të rregulloj asnjë bravë. Ka dokumente dhe qëndrime zyrtare të Partisë Demokratike. Duke menduar që trekëndëshi i Bermudës mund të mendonte çdo skenar ka marrë parasysh çdo gjë”, deklaroi ai.