Benet Beci në Zdrale: Zona të tilla, duke u trajtuar me kujdes, mund të kthehen në hapësira tërheqëse edhe për vizitorët…

Në Zdrale. Kjo zonë tradicionale e tregëtisë ka nevojë të trajtohet në respekt të plotë të thuajse 300 familjevë, që mbahen me punën që kryejnë këtu e shumë banorëve të Shkodrës, që bëjnë këtu blerjet e tyre.

Detyrimi i Bashkisë është që jo vetëm t’iu krijojë kushte dinjitoze pune e blerjeje, por edhe edhe t’i përgjigjet me seriozitet kërkesave që ata kanë.

Zona të tilla, duke u trajtuar me kujdes, mund të kthehen në hapësira tërheqëse edhe për vizitorët në qytet, duke ndikuar drejtpërdrejt në xhiron dhe fitimin e tregtarëve, por dhe në cilësinë e jetesës dhe vlerën e pronës së banorëve të saj.

#shkodraepara #shkodrapozitive