Benet Beci takim në lagjen Dudas: Dua t’i siguroj se i di shumë mirë shqetësimet e tyre për mbeturinat, mungesën e këndeve sportive e kabineteve në shkollën ku mësojnë fëmijët e tyre…

Në Dudas. I falenderoj nga zemra të gjithë të pranishmit. Dua t’i siguroj se i di shumë mirë shqetësimet e tyre për mbeturinat, mungesën e këndeve sportive e kabineteve në shkollën ku mësojnë fëmijët e tyre, edhe të një hapësire të përshtatshme për të moshuarit, edhe të sigurisë në kalimin e unazës perëndimore…Nuk dua të ndalem në të gjitha gjërat që s’janë bërë apo janë bërë keq në kaq shumë vite në Shkodër.

Dua t’ju siguroj se me të ardhur në krye të Bashkisë Shkodër, do të bëj të pamundurën që ky institucion të kthehet në punë në shërbim të plotë të qytetarëve, për përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre. Këto nuk janë premtime, këto janë punë që duhen bërë pa asnjë hezitim, asnjë ankesë, asnjë kompromis. #shkodraepara #shkodrapozitive