Beqaj takim në Postribë: “Bizneset e vogla janë të kënaqura nga ZERO taksa tatim fitimi dhe përjashtimi nga TVSH”

Takim në Postribë.
“Banorët i gëzohen përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Së pari, rruga kryesore që lidh qytetin e Shkodrës me Postribën, por së fundmi edhe rruga e re për në kalanë e Drishtit.
Bizneset e vogla janë të kënaqura nga ZERO taksa tatim fitimi dhe përjashtimi nga TVSH.
Në zonë ka gra dhe vajza që punojnë në industrinë e manifakturës. Rritja e pagës minimale në 400 mijë lek në muaj dhe përjashtimi nga taksa mbi të ardhurat deri në 400 mijë lek në muaj është një ndihmë e vleshme për buxhetet familjare.
Shumë interes për skemat e mbështetjes në bujqësi. Qoftë me përfitimin e naftës pa taksa, qoftë me skemat e subvencioneve. Kemi ende shumë punë për të bërë me përfundimin e legalizimit.
Problem shqetësues mbetet regjistrimi i pronësisë së tokës, por më së fundmi baza ligjore është miratuar”, shkruan Beqaj.