“Beteja” për kryeqytetin, Ilir Alimehmeti shpall kandidaturën për Primare: Tirana është e jona!

Mjeku Ilir Alimehmeti do të garojë në Primare për bashkinë e Tiranës.

Në një deklaratë për mediet, Alimehmeti ka shpallur kandidaturën për të hyrë në Primare, që do të zhvillohen nga Partina Demokratike.

Zyrtarisht kandidaturën për të marrë pjesë në primare e ka shpallur Gert Bogdani dhe Belind Këlliçi për Tiranën.

Në Kavajë, ka shpallur kandidaturën ish-kreu i bashkisë Isa Sakja dhe ish-kandidati për deputet Fisnik Qosja.

Mimoza Hajdarmataj, është e vetmja kandidate deri tani që ka shpallur kandidaturën për të hyrë në Primare në bashkinë e Tropojës.

Sakaq në Elbasan pjesë e garës për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet e 14 majit 2023 janë Blendi Himçi dhe Aurel Bylykbashi.

Në Durrës emri më potencial për të qenë pjesë e garës së primareve, është ish-deputeti dhe kreu aktual i degës së Durrësit, Igli Cara.

Në Shkodër, kreu aktual i bashkisë, Bardh Spahia, ka shprehur dëshirën për të kandiduar në Primare.