Bonusi i rijetësimit, fituesit e thirrjes së dytë/ DRTK Shkodër njoftoi shpalljen e 4 projekteve fituese…

Ministria e Kulturës ka shpallur listën e përfituesve të Thirrjes së dytë të Fondit Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale, i njohur ndryshe si Bonusi i Rijetësimit. Në dallim nga thirrja e parë, numri i aplikantëve këtë vit ishte gati dy herë më i lartë ndërsa janë përzgjedhur 57 përfitues.

Drejtuesja e DRTK Shkodër Besara Podgorica bëri me dije se nga Shkodra janë shpallur 4 fitues ku tre prej tyre i përkasin skemës A që konsiston në ndërhyrje në fasada dhe përtej.Tre nga objektet përfituese të Bonusit të Rijetësimit ndodhen brenda ansamblit muzeal të qytetit në Shkodër ndërsa një tjetër në Kukës. Megjithatë edhe kësaj here janë vërejtur problematika lidhur me plotësimin e dosjeve të aplikimit që burojnë më së shumti nga çështjet e pronësisë.Pas përfundimit të sezonit turistik DRTK Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës po mendon të ndërtojë një plan ndërhyrjeje në disa prej fasadave të zonës muzeale për të shpëtuar disa nga objektet që rrezikojnë të zhduken.