Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburanteve…

Bordi i transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve ditën e sotme. Sipas vendimit të bordit, çmimi i naftës është ulur me 8 lekë, nga 232 lekë/litri, në 224.

Ndërsa benzina është rritur, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Benzina do të tregtohet me 198 lekë/litri nga 192. Ndërsa gazi do të tregtohet me 78lekë/litri.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.