Bordi i Transparencës ul vetëm me 1 lekë çmimin e naftës…

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për karburantet.

Kështu duke nisur nga kjo e shtunë, 1 litër naftë do shitet 220 lekë nga 221 lekë/ litri që shitej deri tani.

Benzina do të shitet me 199 lekë/ litri nga 207 lekë/ litri që shitej deri më tani.

Ndërkohë çmimi i gazit të lëngshëm ka mbetur i pandryshuar në 81 lekë për litër.

Bordi thekson se i përmbahet  me përpikëri lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

“Jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.