Brazil, Bolsonaro shkarkon Ministrin e Shëndetësisë pasi u tha njerëzve të qëndronin në shtëpi

Ministri i shëndetësisë së Brazilit Luiz Henrique Mandetta është shkarkuar nga presidenti Jair Bolsonaro për përgjigjen e tij ndaj pandemisë së Covid-19.

Mandetta tha se Bolsonaro e kishte njoftuar për vendimin e tij

Presidenti Bolsonaro kishte kritikuar publikisht Mandetta pasi ky i fundit u bëri thirrje njerëzve të qëndronin në shtëpi dhe të respektonin distancimin social.

Udhëheqësi brazilian nuk u pajtua me këto masa, pasi më parë ka deklaruar se sipas tij është një grip i zakonshëm.

Mandetta shkroi në Twitter: “Falënderoj të gjithë ekipin që ishte me mua në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe i uroj sukses pasardhësit tim në detyrë. Unë i lutem Zotit dhe Zonjës tonë të Aparecida të bekojë vendin tonë.”

Deri më tani në Brazil janë shënuar 1,952 viktima dhe 30,891 të infektuar nga Covid-19.