Çfarë do të ndodhë këtë fundjavë/ Nga pensionistët te fëmijët dhe pikat e shitjes, si do të jenë oraret e lëvizjes

Kryeministri Rama paralajmëroi se kjo mund të jetë fundjava e fundit e kufizuar teksa ministrja Manastirliu ka nënshkruar urdhërat që përcaktojnë rregullat për të shtunën dhe të dielë.

Si fundjavat e fundit deri në 10:00 do të lejohen pensionistët kurse prindërit me fëmijë nën 14 vjeç do të lejohen nga ora 11:00 deri në 17:30.

Po ashtu do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë si dhe farmacitë vetëm të shtunën në orën 17:30.