“Çmendet’” Megi Doçi. Shënoi 10 gola në fitoren e rradhës të Vllaznisë

Vllaznia afrohet edhe me shume me titullin e shtate kampion rradhazi. Ajo ka fituar edhe ndeshjen e trete rradhazi, e vlefshme kjo per javen e trete te fazes se dyte te kampionatit dhe kur kane mbetur edhe gjashte jave nga fundi, ajo udheheq me pese pike me shume sesa Apolonia e vendit te dyte.

Vajzat shkodrane sot kane luajtur ne transferten e Bilisht me skuadren vendase, ndaj se ciles kane fituar me rezultatin e thelle 12-0 ku sigurisht qe protagonistja kryesore ka qene e zakonshmja Megi Doçi qe ne kete takim ka shenuar plot 10 gola.

Ne fakt serine e tyre e ka hapur 14 vjeçarja e talentuar Klaudia Borci qe ka shenuar golin e pare qe ne minuten e 3-te te ndeshjes. Me pas ka dyfishuar Doçi ndersa te tretin e ka realizuar perseri Borci. Gjate pjeses se pare do te kishte edhe dy gola te tjere, realizuar nga golashenuesja me e mire e kampionatit dhe kesisoj ky 45 minutesh do te mbyllej ne shifrat 5-0.

Ne pjesen e dyte ka qene Doçi qe ka realizuar edhe pese gola te tjere, dhjete ne total gjate kesaj ndeshje, duke kompletuar fitoren e thelle te Vllaznise ne shifrat 12-0. Pas javes se 12-te te kampionatit, ajo udheheq renditjen me pike te plota, 36.

www.shkodrasport.com