COVID 19/ Informacion i fundit mbi situaten e Qarkut Shkoder…

Informacion Permbledhes

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.06. 06.2020.

Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkodër, gjate 24 orëve te fundit ka patur ndryshime.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt.6 Qershor, nga mostrat e marra dje, rezultuan 3 mostra pozitiv.

• Në total, në Qarkun Shkodër, shkon ne 128 numëri i të infektuarve covid-19.

• Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik nga NJVKSH, në bashkinë Shkodër.

• Në NJVKSH, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz nuk ka asnjë rast covid-19.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar 78 raste nga urgjenca, janë 3 raste të dyshuar, të cilët po ndiqen sipas protokollit.

Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.6 Qershor 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet:

• Bashkia Shkodër, ka asistuar 140 familje të komunitetit Rom.

• Bashkia Vau-Dejës ka mbështetur 51 familje me pako ushqimore nga World Vision..

Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.