COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situatën në Qarkun e Shkodres

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.15. 06.2020.

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot janë konfirmuar 16 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 13 dhe 14 Qershor, të cilat janë me simptoma të lehta dhe të izoluara në banesa. Sipas NJVKSH, rastet jane të reja dhe raste të shpërthimeve komunitare.

• Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau-Dejës, vazhdon në 180 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.

• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder. Sot u moren 31 tamponë u dërguan në ISHP në Tr.

Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 15 Qershor janë 13 raste pozitiv covid-19, prej të cilave 1 rast i shfaqur sot. Ndërkohe 2 persona janë në kujdes shendetësor në spitalin Covid-19 në Tr, ndërsa 11 prej tyre janë në karantinim në kushte shtëpie me simptoma të lehta deri në asimptomatik, ndërkohë sot nuk janë dërguar mostra të tjera në ISHP në Tr.

• Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19.

• Nderkohe nga NJVKSH ne Puke dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.

Nga NJVKSH, Malësi e Madhe, Shërbimi i Epidemiologjisë, nuk ka marrë asnjë tampon. Mjekët e familjes nuk kane raportuar për asnjë rast të ri të dyshuar. Personi i vetem Covid-19, aktualisht qendron në banesë.

NJVKSH në bashkëpunim me mjekun e familjes po monitorojne gjendjen shendetësore të tij e cila është e stabilizuar, me shenja të lehta klinike

Të gjithë personat e kontaktit kanë rezultuar negativ, deri në këto momente. Vazhdon puna për Hetimin Epidemiologjik me qëllim zbulimin e rasteve të tjera të kontaktit.

• Qëndrat Shëndetësore po kontaktojnë me telefon me te gjithë pensionistat qe po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi. Sipas informacionit: Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative: Koplik 5, Qëndër 22, Gruemirë 35, Shkrel 2, Kastrat 0, dhe Kelmend 2.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar 68 raste nga urgjenca, prej të cilave 5 raste të dyshuar per covid-19.

Nga ISHSH ne bashkepunim me AKU, ne kuadrin e takse forces, ka ushtruar inspektime dhe kontrolle si me poshte:

Per Bashkine Shkoder:

• Poliklinika e specialiteteve me adrese Rr.Willson Shkoder, vazhdon te funksionoje me masa sigurije dhe duke zbatuar protokollet dhe nuk eshte marre vendim mbyllje, per kete ambjent pasi sipas informacioneve nga NJVKSH rastet e e tjera kane rezultuar negative dhe nuk ka vater infeksioni.

ISSH Shkoder ka hapur ambjentet dhe vazhdon punen duke zbatuar protokollet sigurise pasi sipas informacioneve nga NJVKSH rastet e e tjera kane rezultuar negative dhe nuk ka vater infeksioni.