COVID 19/ Informacion i minutave të fundit mbi situaten në Qarkun Shkodër…

Informacion Përmbledhës

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 20. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar 1 rast pozitiv nga 21 mostrat e marra dje.
Rast i ri pozitiv i referuar nga SR. Personi i rezultuar pozitiv është i izoluar në banesën e tij. Vazhdon hetimi epidemiologjik për raste të dyshuara

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19 sot shkon në 117, prej të cilevë janë shëruar mbi 90 % e te infektuarve, aktualisht jane 8 persona të cilët vazhdojnë të kurohen të cilët janë në gjendje të mirë shendetësore.

• Janë marrë 26 mostra sot dhe janë dërguar në ISHP në Tr.

• Nga NJVKSH në bashkite Shkodër dhe Vau Dejës në bashkëpunim me DAR dhe drejtoritë e 32 shkollave të mesme janë marrë masat për dezinfektimin dhe kontrollin e zbatimit të masave mbrojtëse dhe respektimit të distancave për të gjitha maturantet dhe personelin mësimor.

• Nga NJVKSH dhe ISHSH janë ngritur dy grupe pune të cilët po monitorojnë veprimtarinë e procesit mësimor në 32 Shkollat, në të cilët janë dislokuar edhe personel doktor dhe infermier- sanitar në çdo shkolle të mesme

• Vijon dezinSektimi ne Bashkine Shkodër dhe Plazhin Velipojë.

a. NJVKSH, Pukë dhe Fushë Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 në dy bashkitë, Puke dhe F.Arrëz. Vijon trajnimi online për mjeke dhe infermier të cilët do të mbulojnë me sherbim provimet e maturanteve, ndëkohe që nga DAR janë marrë masat për mbarëvajtjen e mesimit të maturantëve në të gjitha shkollat e mesme të dy bashkive. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnjë rast covid-19.

Sherbimi i Epidemiologjisë pranë NJVKSH Malësi e Madhe, ka marrë një tampon ( ekzaminim për Covid-19). Aktualisht nuk ka asnjë simptomë apo shenjë klinike. Tamponi është dërguar në ISHP për ekzaminim.

Qëndrat Shëndetësore po kontaktojnë me telefon me te gjithë pensionistat dhe çdo pensionisti që nuk ka mundësi levizje apo është i vetmuar po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi.

Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative: Koplik 47, Qëndër 20, Gruemirë 64, Shkrel 16, Kastrat 22, dhe Kelmend 6.

Sot jane shperndare ne Njesine Administrative Koplik 10 pako ushqimore falas, te dhuruara nga Ministria e Mbrojtjes, RMSH.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 58 vizita te urgjences, ka nje rast te dyshuara për covid-19 i cili po ndiqet ambulatorisht.

Nga ISHSH, ka ndryshuar plani i inspektimit javor i cili është përqendruar kryesisht në inspektimet dhe monitorimet e shkollave të mesme dhe në Bar- Restorantet.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut qe është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Sot nga ana e bashkive janë mbështetur me pako ushqimore familjet si më poshtë:

Bashkia Shkoder, 20 familje me pako ushqimore (17 Familje nga Bashkia dhe 3 Familje nga Org UNICEF).

B.Vau Dejes, 40 familje me pako ushqimore ( 35 nga Bashkia dhe 5 nga Rez.Materiale të Shtetit)

Bashkia Malësi e Madhe, 10 pako ushqimore nga RMSH.

Vijon të monitorohet dhe koordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari.