COVID 19/ Informacion i minutës së fundit mbi situatën e qarkut Shkodër…

Informacion mbi situatën dhe veprimtarine e kryer nga KMC në territorin e Qarkut Shkoder ora 19:00

Gjatë ditës sotme kanë inspektuar qytetin e Shkodres, Ministri i Brendshëm bashke me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë se Shtetit, për të parë nga afër masat e marra ne zbatim të legjislacionit pas konstatimit të përhapjes së Covid 19 në territorin tonë.

Gjatë inspektimit në terren u konstatuan disa probleme në tregjet e hapura dhe ato ushqimore të shumicës, ku nuk u zbatoheshin rregullat e distancimit dhe të higjenës.
Për këte problem nga Prefekti si Kryetar i KMC në qark, organizoi mbledhjen e radhës të KMC, në përfundim të takimit, doli me një urdher nëpermjet të cilit ngarkoi me detyrë të gjithe strukturat të cilet do të organizohen në grupe pune, duke filluar nga dita e neserme dhe ne vijim per displinimin e te gjitha tregjeve, ndaj te cileve do të merren masa deri në mbylljen e tregjeve formale dhe atyre që nuk zbatojnë rregullat e higjenes.

Situata epidemiologjike po ndiqet nga të gjitha NjVKSh, në 5 bashkitë veprimtaria e te cilave është përqendruar në 3 vatrat infektive në Shkoder, kryesisht tek 43 të infektuarit me Covid 19 dhe tek të gjithë te afermit e tyre, në gjurmimin, vetkarantimin dhe survejancen. Sot janë dërguar edhe 15 mostra të tjera në ISHP në Tirane.

Gjendja e pacienteve të shtruar në Tiranë është e stabilizuar deri në keto momente.

Ka vijuar dezinfektimi në ambientet e drejtorive, laboratoreve, spitalit psikiatrik dhe shtepitë pritese.

Filiali postes Shkoder, ka shperndare ne total, rreth 1958 pensione.
Shkodra1559.
Puka 219.
Malësia e Madhe 200.

Nga ISHSH jane inspektuar e monitoruar rreth 114 subjekte, prej të cilave 33 kryenin sherbime, dhe 81 u konstatuan të mbyllura. Është marrë një mase adninistrative gjobe tek nje furre buke me vlerën 50 000 leke.

Nw Bashkine Malwsi e Madhe, nuk ka raste infektimi me Covid 19.

Nderkohe gjatë ditës ka vijuar edukimi shendetesor neper subjekte, duke shpërndare edhe flete palosje, si dhe janë inspektuar e kontrolluar shume subjekte në të cilat janë zbatuat rregullat e distancimit dhe të higjenes.
Nga komisariati Policise M.Madhe, jane marrë 190 kontakte me persona të ardhur nga jashte dhe jane ndjekur 29 persona që janë në vetkarantinim.
Janë marrë 10 vendime adiministrative nga komisioni për shkelje nga kembësoret, 6 kundravajtje administrative për subjekte si bar kafe dhe dyqane të cilet jane gjobitur me 1 000 000 leke, janë bllokuar 8 mjete për shkelje të akteve normative.

Në bashkine Vau Dejes, nuk ka raste të reja me Covid 19.

Nga filiali i postës janë shperndare 262 pensione. Janë dërguar ilace në shtëpi të një familje të prekur nga Covid -19

Nga OSHE, jane eleminuar te gjithe defektet që kemi patur në rrjetin elektrik në TM, në bashkinë Vau Dejës, NJA, Hajmel, Rrethina, Velipoje për shkak të erës së forte të këtyre dy ditëve të fundit, duke rikthyer energjine elektrike në këto zona.

Nga Bashkia Shkoder, janë shperndare në total rreth 88 pako ushqimore dhe higjenike në qytet dhe në NjA Dajc dhe Rrethina.

Gjithashtu nga kjo bashki vazhdon mbështetja e familjeve me ushqime dhe materiale higjienike ; për familjet banuese në qytetin e Shkodrës me vështirësi ekonomike dhe sociale me 20 pako ushqimore dhe 20 pako me materiale higjienike.
Si dhe janë ndihmuar familjet më në vështirësi, të vetmuar familje me shumë anëtare me kryefamiljarë të pa punë, që jetojnë me shumë vështirësi në fshatin Guri i Zi, Gajtan, Rrenc ,me 30 pako ushqimore dhe 30 pako me materiale higjienike.