COVID 19/ Informacion përmbledhes mbi situaten në Qarkun Shkodër…

Informacion Permbledhes

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 12. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut vazhdon të jetë e qëndrueshme

a. Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, janë konfirmuar negativ të gjitha mostrat e marra dije. Vazhdon hetimi epidemiologjik për rastet e dyshuara.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve ngelet në 116 pozitiv covid-19.

• Vijon kontrolli epidemiologjik i 6 shtetasve në konviktin e Univerisetit “Luigj Gurakuqi”. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, nuk shfaqin simptoma apo probleme shëndetësore.

b. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë Puke dhe F.Arrëz. Sot u moren 11 mostra të përsonelit të shërbimit të 3 farmacive dhe 7 punonjës të patrullave të policisë të Bashkisë Puke që kanë qenë të rriskuar nga kontaktë të shpeshta me qytetarët.

Sot dy grupet e punës të institucioneve të AKU, ISHSH, DVP të Komisariatit Pukë kanë ushtruar 7 kontrolle ne sherbimet e dyqaneve si (berber, byrektore, dyqane ushqimore, artikuj te ndryshëm, kancelari,) etj.. ku nuk u konstatuan probleme

c. NJVKSH, Malësi e Madhe: Informohemi se mostra e dërguar në ISHP, ka rezultuar negativ. Nderkohe jane marrë edhe dy mostra të tjera sot dhe janë dërguar në ISHP, pasi të dy përsonat kanë kontaktuar me një përson infermier e rezultuar pozitiv.

Në zbatim të Urdhërit të përbashket për Vetëkarantinimin e Shtetasve Shqiptare që duan të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare tokësore, sot kanë hyre nga pika kufitare Hani i Hotit 10 persona të cilët do të vetëkarantinohen në banesat e tyre. Nuk janë banore të zonave të kuqe, as të Malësisë se Madhe. Janë njoftuar NJVKSH përkatëse.
Aktualisht nuk ka asnjë person të karantinuar në territorin e rrethit Malësi e Madhe.

Nga Dr. Spitalit Rajonal, (SR) Shkodër, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar rreth 44 vizita të urgjencës, nga këto është një rast i dyshuara për covid-19, është marrë mostra dhe dërguar në Tr.

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet 13 pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, ka bëre ndërhyrje për probleme të ndryshme të rendit dhe sigurisë publike, janë marrë 56 masa administrative ndaj kembesoreve dhe 2 ndaj automjeteve, ndërkohe që vijojnë masat për monitorimin e situatës së rendit në të gjithë territorin e Qarkut e cila është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Nga Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, informohemi se aktualisht në ambientet e Konviktit “Luigj Gurakuqi”, sot me dt.12.05.2020, janë larguar 4 shtetas të cilët kanë kryer periudhen prej 14 ditës, ndersa numri i shtetasve të akomoduar ngelet 6 të cilëve ju afrohet sherbimi me ushqim dhe asistence shëndetësore.

Nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, nuk kemi informocion për shtetas të ardhur në zonën e kuqe në Qytetin Shkodër, por për në zonat e gjelbra.

Rep.Usht.nr.1010, Vau Dejes, vazhdon ruajtjen fizike të shtetasve që ndodhen në ambientet e akomodimit të Konviktit në Univerisitetin “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht janë 6 shtetas.