COVID 19/ Merren 15 tampona, ja si paraqitet situata në Qarkun Shkoder…

Informacion Permbledhes

Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt. 23. 05.2020.

Situata epidemiologjike në të gjithe territorn e Qarkut Shkoder per 24 oret e fundit vazhdon të jetë e qëndrueshme.

• Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, nga 16 mostrat e marra dje nuk rezulton asnje rast pozitiv, të gjitha negativ.

• Në total, në Qarkun Shkodër, numëri i të infektuarve covid-19, vijon tw jetë 117.

• Aktualisht jane 4 persona (prej te cilëve 2 në shtepi dhe 2 të shtruar në spital nw Tr) të cilwt vazhdojne të kurohen dhe janë në gjendje të mirë shendetesore

• Sot janw marrë 15 mostra, jane dërguar në ISHP në Tr.

a. NJVKSH, Puke dhe Fushe Arrëz, Informohemi se nuk ka raste të reja covid – 19 ne dy bashkitë, Puke dhe F.Arrëz. 15 Tampona te derguar dje nga një biznes privat ne B.F.Arrez, rezultuan negativ. Vijojne kontrollet me dy grupet e punës nga institucionet e AKU, ISHSH, dhe Komisariatit Pukë në subjektet e sherbimit tregtar. ku nuk u konstatuan probleme.

b. NJVKSH, M.Madhe. Informohemi se nuk kemi asnje rast covid-19.

Në zbatim të Urdhërit të Përbashkët për vetkarantinimin që jane futur ne terrritorin e RSH, po vetëkarantinohen në shtëpite e tyre, rreth 15 persona të cilet po monitorohen nga NJVKSH.

Ne zbatim te Urdherit te perbashket per vetkarantinimin, sot kane hyre ne piken e kalimit H.Hotit, rreth 37 persona të cilët do karantinohen pranë shtepive të tyre, të cilet nuk jane banore te M.Madhe. Janë njoftuar NJVKSH perkatëse për ndjekjen e vetkarantinimit te tyre

Situata Rendit Publik.Nga DVP, informohemi se gjatë 24 orëve ka vijuar puna e strukturave të DVP nëpërmjet pikave të kontrollit në bashkëpunim me FNSH, Ushtrinë, inspektoriatet, për monitorimin e subjekteve të cilet nuk janë lejuar të hapen në këtë fundjave sipas urdherit te KM. Aktualisht situata e rendit në të gjithë territorin e Qarkut është në parametrat normal dhe të qendrueshëm.

Sot nga ana e bashkive janë mbështetur me pako ushqimore familjet si më poshtë:

Bashkia Shkoder, 140 familje Rome me pako ushqime.

B.Vau Dejes, 105 familje me pako ushqimore .

B.M.Madhe, 2 familje me pako ushqimore nga RMSH dhe 50 pako te rimbursueshme mjekesore.